KDI vlerëson zgjedhjet – përfshirja e grave mbetet e vogël, 13 deputetë garuan për kryetar të komunave

by admin
Spread the love

Institutit Demokratik të Kosovës
(KDI) ka mbajtur tryezën me temën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021
dhe ndikim i saj në punën e Kuvendit të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Eugen Cakolli nga KDI-ja, tha se
element i rëndësishëm që dëshmon për pjekurinë e subjekteve politike dhe
kandidatëve në garë, është pranimi i menjëhershëm i rezultatit zgjedhor.

“Gjatë fushatës për raundin e
parë është vërejtur një koncentrim dukshëm më i madh i aktiviteteve të fushatës
në promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash, duke lënë në hije kandidatët
për kuvendet komunale. Kjo nuk është diçka e re për fushatat zgjedhore në
Kosovë, pasi që tradicionalisht subjektet politike e kanë vendosur gati se
plotësisht fokusin tek kandidatët për kryetar komunash”.

“Sa i përket gjuhës së përdorur
nga kandidatët, ndonëse në nivel të përgjithshëm ajo ishte e balancuar, gjatë
raundit të dytë, rastet e acarimit të gjuhës dhe ashpërsimit të diskursit mes
kandidatëve kanë qenë mjaft të shprehura, sidomos gjatë debateve televizive”.

“Element tjetër i rëndësishëm që
dëshmon për pjekurinë e subjekteve politike dhe kandidatëve në garë, është
pranimi i menjëhershëm i rezultatit zgjedhor. Në të gjitha komunat, të gjithë
kryetarët e zgjedhur kanë pranuar mandatin e tyre pa ndonjë problem, ndërsa në
rastet kur ka pasur ndërrim pushtetesh, tranzicioni ka qenë i qetë dhe ka
shpërfaqur korrektësi politike mes kandidatëve”.

“Në anën tjetër, përkundër
thirrjeve të vazhdueshme për përfshirje të më shumë grave në lista zgjedhore,
subjektet politike përgjithësisht kanë vijuar me respektimin e kriterit minimal
ligjor prej 30%, dhe atë vetëm në kuadër të listave për kuvendet komunale”.

“Ndërsa si kandidate për kryetare
të komunave dhe bartëse të listave zgjedhore, përfshirja e grave ishte edhe më
margjinale, me vetëm dy gra (nga komuniteti serb) të zgjedhura si kryetare – në
Graçanicë dhe Ranillug. Ndërsa, nga 1,002 kandidatët që kanë arritur të fitojnë
ulëse në të gjitha kuvendet komunale në nivel vendi, vetëm 364 prej tyre ishin
gra. Ky numër i grave është afërsisht brenda hapësirës që atyre u është ofruar
brenda listave zgjedhore”, tha Cakolli.

Agnesa Haxhiu, tha se nga 13
deputetë që kanë garuar për kryetarë komune, vetëm 3 prej tyre kanë arritur të
fitojnë.

Ndërkaq tha se dorëheqja e Uran
Ismailit nga posti i deputetit për të garuar si kryetar komune është praktikë e
mirë, raporton EO.

“13 deputetë kanë garuar për
kryetar komune në zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Kosovë. Sa i përket bartës
së listave del që PDK, Lista Serbe dhe grupi multi-etnik kanë pasur nga dy
deputetë që kanë garuar si bartës të listave të tyre zgjedhore, ndërsa VV dhe
AAK kanë pasur një deputet”.

“Prej këtyre 13 deputetëve që kanë
garuar për kryetarë komune, gjashtë prej tyre kanë qenë përveç deputetë kanë
role udhëheqëse në Kuvend, si nënkryetar, shef i GP ose kryetar Komisioni. Në
Kosovë politikanët e kanë bartur sigurinë e deputetit si mundësi e promovimit të
pozitave tjera publike”.

“Në këto zgjedhje nga 13 deputetë
që kanë garuar për kryetar komune, vetëm tre deputetë kanë arritur ta fitojnë këtë
garë, ndërsa një prej tyre ka dhënë dorëheqje në momentin e fushatës, i cili është
Uran Ismaili që ka treguar një praktikë të mirë”, tha ajo.

You may also like