Kauza jonë nuk ka lidhje me Artan Grubin – Shqip

by admin
Spread the love

Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët ka arsyetuar hyrjen e partisë së saj në qeveri. Sipas saj, kauza e tyre është më e madhe sesa ajo që po e potencojnë kundërshtarët politik të tyre. E pyetur nëse edhe ASH-së i ka kërkuar Edi Rama të hyjë në qeveri, berisha shkurtimisht u përgjigj se “kjo ka qenë kërkesë e Shqipërisë, e Kosovës, e faktorit ndërkombëtar”, përcjell KlanM.

“Kauza jonë nuk ka të bëjë me Artan Grubin. Kauza jonë ka qenë populli shqiptar dhe jo vetëm në maqedoni por edhe më gjerë. Ky moment është historik për shqiptarët dhe rajonin… Ne me të vërtetë kemi hyrë në momentin e duhur jo për ta shpëtuar politikanin, por që mos bie qeveria. Nuk është momenti i duhur për ta rrëzuar qeverinë…” tha mes tjerash Vjollca Berisha./KlanMacedonia

You may also like