”Kathimerini”: Rritje e ndjeshme e turistëve grekë në Shqipëri

by admin
Spread the love

ATHINË, 28 korrik /ATSH/ – Pothuajse 200 000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti duke qenë pjesë e më shumë se 2,5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik deri në fund të qershorit 2022, shkruan gazeta e njohur greke ”Kathimerini” (https://www.ekathimerini.com/).

”Shifra e përgjithshme e mbërritjeve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, tha në një raport Instituti i Statistikave të vendit (INSTAT). Vetëm në qershor, 876 056 vizitorë të huaj mbërritën në vend, një rritje prej 45% nga viti në vit”, shton gazeta.

”Rritja më e madhe në bazë vjetore është regjistruar për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199 943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, pas kufizimeve të vitit të kaluar nga Covid-19”, përfundon ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMeta: 65% e të rinjve që kanë studiuar jashtë, nuk duan të kthehen

You may also like