Katër të vdekur nga zjarri që shpërtheu në një spital të Romës – Shqip

by admin
Spread the love

Zjarrfikësit e Italisë kanë bërë të ditur se të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 persona janë evakuuar pasi një zjarr ka shpërtheu pranë morgut të spitalit San Giovanni Evangelista në Romë.

Sipas raporteve, dëshmitarët që ishin në dhomën e urgjencës në pritje të trajtimit thanë se rryma ishte fikur dhe kishte shpërthyer zjarri i cili u përhap shpejtë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zjarrfikësit gjithashtu kanë thënë se trupat që ndodheshin në morg në atë moment janë djegur.

Tutje, bëhet e ditur se shtatë fëmijë dhe disa të porsalindur ishin në mesin e të evakuuarve.

You may also like