Katër të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë–Gostivar

by admin
Spread the love




Dje në ora 19:10 në SPB Tetovës është denoncuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy automjete.

Sipas policisë, në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me tabela të Gostivarit i drejtuar nga 38 vjeçari B.Q dhe “Suzuki Sëift” me tabela të Strugës e drejtuar nga 53 vjeçari nga Struga R.H.

“Në aksident, M.Q, bashkëudhëtare te automjeti “audi”, ka marrë lëndime të rënda, ndërsa dy shoferë dhe i mituri kanë marrë lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Gostivarit”, thuhet në raportin policor.

Në vendngjarje ka qenë ekipi i Stacionit policor të Gostivarit për këqyerjen e vendit të ngjarjes.


You may also like