Katër shqiptarë nga minuta e parë, zbuloni formacionet zyrtare të sfidës Torino-Empoli  

by admin
Spread the love

Do të startojë në orën 20:45, sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A italiane mes Torinos dhe Empolit, ku në fushën e lojës nga minuta e parë zbresin plot 4 futbollistë shqiptarë. 

Mergim Vojvoda në radhët e Torinos, si dhe Berisha, Ismajli dhe Shpendi te miqtë e Empolit. Të katërt këta futbollistë do të kërkojnë të lenë gjurmën e tyre mbrëmjen e sotme, teksa ndeshje më speciale është padyshim për gardianin Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos, por nuk pati besimin e drejtuesve, duke u ndarë me klubin jo në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Për sa i përket situatës së skuadrave, në 15 javë Empoli ka siguruar 12 pikë duke u renditur në vendin e 18-të, ndërkohë që Torino mban vendin e 11-të me 20 pikë.  

FORMACIONET ZYRTARE:   

torino-empolio

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like