Katër milionë euro në llogarinë e MPJ-së nga shitja e pronës Ish-Jugosllave

by admin
Spread the love




Në llogarinë e Misionit të RMV-së në Njujork – SHBA, para dy ditëve kanë hyrë katër milionë euro nga shitja e pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njoftoi se me këto mjete do të blehen objekte për misionin e RMV-së në SHBA.

 

 “Këto mjete hynë në llogarinë e misionit tonë në Njujork. Ndërkohë, qeveria miratoi vendimin që me këto mjete të blehet një objekt për misionin në Njujork dhe me pjesën tjetër edhe në rajon. Nga sukcesioni MPJ ka marrë disa objekte nga rezidenca në Paris, Trieshtë, një pjesë të objektit në Nju Delhi, pjesë të objektit në Brazil, Kanberë dhe të gjithë po përpiqemi t`i vëmë në funksion në rrjetin tonë”, tha ministri Osmani.


You may also like