Kategoria e Parë zbret në fushë në fundjavë, 2 sfida interesante live në Oversport

by admin
Spread the love

Rikthehet në fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo Kategoria e Parë, që do të luajë ndeshjet e javës së 6-të.

Të shtunën do të zhvillohen 5 sfida të këtij kompeticioni, ndërsa të dielën 2 takime të tjera. Oversport do të transmetojë live nga Berati sfidën Tomori-Skënderbeu, ndërsa një ditë më pas do të vijë live për shikuesit supersfida Apolonia-Dinamo.

Kujtojmë që pas pesë javëve kampionat, Dinamo qëndron e vetme në krye të renditjes në kuotën e 11 pikëve. Por, duhet të theksojmë se rivaliteti në Kategorinë e Parë është shumë i madh, sepse diferenca mes Skënderbeut të vendit të 6-të dhe kryesuesve është vetëm 3 pikë. / Oversport.tv

You may also like