Kategoria e Parë mbyll sot javën e katërt, Tomori-Dinamo vjen në ekranin e Oversport

by admin
Spread the love

Do të luhen sot dy sfidat përmbyllëse të javës së katërt të Kategorisë së Parë. Me një stil orari prej “Serie A”, dita e sotme do të startojë në orën 12:30. Live në ekranin e Oversport do të keni mundësi të ndiqni sfidën midis Tomorit të Beratit dhe Dinamos.

Këta të fundit kërkojnë të fitojë për të rimarrë kreun, por përballë kanë Tomorin që gjithashtu ka pretendime nga ky takim. Me një fitore, beratasit do të barazonin në pikë Dinamon dhe do të bëjnë gjithçka për pikët e plota. Sfida premton emocione dhe shumë duele.

Sfida që do të mbyllë këtë javë të Kategorisë së Parë është ajo midis Burrelit dhe Orikut. Këta të fundit vijnë nga barazimi në Kupë përballë Partizanit dhe morali është i lartë. Burreli nga ana tjetër kërkon me ngulm fitoren pasi ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë. /oversport.tv

You may also like