Kategoria e Parë/ Katër sfida mjaft interesante luhen ditën e sotme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të startojë sot edhe java e 9-të e Kategorisë së Parë me katër duele mjaft interesante. Në orën 13:00 Tërbuni do të ndeshet me Besën e Kavajës. Ekipet janë në të njëjtin nivel edhe në tabelën e klasifikimit dhe fitorja kërkohet nga të dyja kampet.

Fitore kërkon gjithashtue dhe Lushnja e Edlir Tetovës që përballë do të ketë Luzin në orën 14:00. Lushnja kërkon të hedhë pas krahëve startin e dobët të sezonit dhe të provojë arritjen e objektivave sezonalë edhe pse gjithçka duket mjaft e vështira në këtë moment.

Korabi i Peshkopisë që është gjithashtu një pretendent për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar do të ndeshet në transfertë me Orikun po në orën 14:00. Në të njëjtën orë luhet edhe sfida mes vendit të parafundit, Tomorit dhe Besëlidhjes. /oversport.tv

You may also like