Kardiologët invazivë paralajmërojnë grevë, kundërshtojnë kthimin në kardiologji (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kardiologët invazivë kanë paralajmëruar grevë në shenjë kundërshtimi për t’u rikthyer në kardiologji.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka merr vesh se qëllimi i kësaj greve është kundërshtimi i plotësim/ndryshimit të statusit të ShSKUK-së I cili parasheh ndarjen e Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji.

Kjo grevë paralajmëruese do të mbahet të mërkurën më 4 maj, me fillim të orës 11:00 dhe zgjat 1 orë.

Greva do të mbahet para klinikës.

Të premten e kaluar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi  i mblodhi të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës.

Arsyeja ishte kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Rifta Latifi, që rikthen shërbimin e kardiologjisë invazive te klinika e kardiologjisë.

Ndiqeni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje.

 

You may also like