Karaormani nikoqir i Besës së Dobërdollit – Shqip

by admin
Spread the love

 Nesër (e shtunë) me fillim në orën 14:00  në tetë terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të sezonit vjeshtor .

Lideri në renditjen e tabelës, Besa e Dobërdollit ka një ndeshje relativisht të vështirë kundër Karaormanit në stadiumin e qytetit në Strugë. Skuadra  mysafire nga Dobërdolli edhe në këtë ndeshje favorit, por megjithatë kjo  nuk do të thotë se pikë  do të  fitohen pa angazhim maksimal .

 

 “Të gjithë e dinë se neve  jemi favoritë, por këtë epitet neve duhet ta dëshmojmë në terren të gjelbër me  angazhim maksimal të të gjithëve. Unë personalisht jam optimist se nga Struga do të kthehemi  kryelartë dhe me  tri pikë për të mbetur në pozitën e parë” tha sulmuesi Fiton Ademi.

Ndeshje  të “nxehta” pritet të zhvillohen edhe në  përballjet  Vardari Negotinë – Pelisteri, Detonit Pllaçkovica – Bashkimi dhe  sidomos në ndeshjen  që zhvillohet në Lagjen e Autokomandës mes  Skopjes vendase dhe  Arsimit të Çegranit. Kozhufi pas  disfatës kundë Besës  sot përballet me Teteksin, Ballasica  takohet me Ohrin, ndërsa Novaci është nikoqire e Osogovës

Të gjitha ndeshjet  luhen nesër, me fillim në orën 14:00, takohen: Bellasica – Ohri,  Novaci – Osogova,  Kamenica Sasa – Pobeda, Detonit Plackovica – Bashkimi, Kozhufi – Teteksi, Karaormani – Besa, Vardari – Pelisteri  dhe Skopje – Arsimi.

/KlanMacedonia/

You may also like