Kaqusha Jashari: Serbët e kanë konsideruar Kosovën të tyren, s’mund të pajtohen që e kanë humbur (VIDEO)

by admin
Spread the love

Policë, gjyqtarë e prokurorë serbë, dhanë dorëheqje nga shumica e pozitave institucionale.

Kjo me arsyetimin se qeveria e Kosovës po ua shkelë të drejtat si pakicë.

Por, kjo sjellje e serbëve, është skenar i kamotshëm i tyre.

Kështu e mban mend, Kaqusha Jashari, një ish-udhëheqëse politike e Kosovës, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

“Kjo çka po ndodh sot është një veprim i strategjisë së bllokimit, unë vet në atë kohë kur kam qenë kryetare e partisë kom pas vet bllokime njësoj, refuzimi i mbajtjes së mbledhjeve, dorëheqje”.

Veprime të tilla të serbëve lokal sipas Jashari ekzistojnë qysh nga koha e Milloshoviqit, dhe jo me kot.

“Kosovën gjithmonë e kanë konsideruar të tyre edhe nuk munden fare të pajtohen që e kanë humbur”, ka thënë Jashari.

Ndërkohë, është e bindur se njohja nga Serbia do të vonoj edhe gjatë.

You may also like