Kapiteni i Kosovës U17 nga familja heroike e Jasharajve, Igballi flet para ndeshjes me Ukrainën

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës U17 tashmë ka arritur në Siena të Italisë, aty ku do të marrë pjesë në rrethin elitë të grupit të gjashtë për kualifikimet e Kampionatit evropian 2022, që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor, transmeton Insporti.

Dardanët e rinj mbajtën seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet më 20 prill në orën 12:00.

Para ndeshjeve ka folur edhe kapiteni i Kosovës U17, nga familja heroike e Jasharajve, Igballi, i cili tha se beson shumë se do të triumfojnë ndaj Ukrainës.

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve. Në Kombëtare po mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe pres që unë dhe bashkëlojtarët e mi do të japim maksimumin për fitore kundër Ukrainës. Kemi punuar mirë dhe besoj se do t’i zbatojmë ashtu si duhet detyrat që do të na i japin trajnerët”- tha nipi i Rifat Jasharit, Igball Jashari.

Kujojmë se, Kosova U17 më 23 prill ballafaqohet me mikpritësin Italinë dhe në ndeshjen e fundit më 26 prill takohet me Poloninë.

/Insajderi.org

You may also like