Kapet me produkte pa dokumentacion nga Kosova, arrestohet i riu nga Bllaca – Shqip

by admin
Spread the love

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar njl 29-vjeçar me iniciale J.Ll. nga Bllaca e Shkupit.

Në automjetin e tij policia ka gjetur produkte të Kosovës, pa dokumentacion.

“Gjegjësisht në vendin e quajtur “Ura e Radushës”, rajon i fshatit Radushë, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një furgon Mercedes me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, ku iu gjetën disa produkte pa dokumentacion, të cilat i kishte sjellë nga Kosova. Me personin në stacionin policor është zhvilluar intervistë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like