Kapet 3 ton kokainë në një anije në Spanjë! Arrestohen 15 persona, mes tyre dy shqiptarë

by admin
Spread the love

Dy shtetas shqiptarë janë mes të 15 të arrestuarve në anijen Blume në të cilën e sekuestruan 3000 kilogramë kokainë që kishin destiancion Europën. Anija u kap 173 milje larg Santa Crouz në ishujt Kanarie.

Anija u kap 173 milje larg Santa Crouz në ishujt Kanarie.

Mediat greke bëjnë me dije se anija ishte pronë e një kompanie greke, zyrat e së cilës ndodhen në Pire si adresë, por që në realitet nuk ekzistojnë.

Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në anije e cila ishte nisur nga Brazili për në Letoni, por sipas mediave greke, ngarkesa mund të ndërronte destinacion dhe të hynte në Mesdhe.

Blume është 3000 tonëshe dhe kishte ngarkuar 200 ton kafe,e cila ndryshe nga destinacioni i deklaruar i anijes që ishte Riga e Letonisë, kishte tjetër destiancion.

Ndaj autoritetet greke janë vënë në alarm për të kërkuar informacione të mëtejshme për anijen ,pronarët e saj por edhe për dy shqiptarët e gjendur në bord.


Top Channel

You may also like