Kanye West i kthehet Kim para gjithë botës: Vajza ime është në Tik Tok kundër vullnetit tim

by admin
Spread the love

Kanye West ka kundërshtuar Kim publikisht për përfshirjen e vajzës së tyre North West në TikTok. Me një postim në Instagram të shpërndarë sot, reperi ka publikuar videon nga llogaria zyrtare e Kim dhe North me një shkrim: “Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj pasi vajza ime është në TikTok kundër vullnetit tim”,  shkroi ai duke etiketuar Kim Kardashian.

Pjesa më e madhe e komenteve të reperit është e mbushur me përgjigje që i thonë atij të flasë me Kim Kardashian. Ai gjithashtu pretendoi se prania e North në internet u bë pa e ditur ai në fillim. Llogaria e North menaxhohet nga mamaja e saj, e cila shpesh është edhe në videot e publikuara./revistawho.com

You may also like