Kanye West e kthen profilin e tij në faqe ‘meme-sh’ dhe të gjitha vihen në funksion të Kim dhe Pete

by admin
Spread the love

Kanye West e kthen profilin e tij në faqe ‘meme-sh’ dhe të gjitha vihen në funksion të Kim dhe Pete

Kanye West ka ndryshuar profilin e tij në Instagram dhe ka fshirë çdo postime, veç atyre dedikuar Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Ai është i vendosur që të rifitojë bashkëshorten dhe mendon se mënyra e duhur për ta bërë këtë është të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të saj.

Me anë të disa meme-ve që njihen gjerësisht si formë talljeje dhe shakaje në Instagram, ai shkruan deklarata të ndryshme për Pete dhe Kim. Fokusi vazhdon të mbetet ndarja e tyre dhe largimi i fëmijëve nga marrëdhënia e re e Kardashian.

Fansat u shqetësuan aq shumë për postimet e reperit sa dyshuan se faqja e tij mund të ishte vjedhur, por vetë Kanye deklaroi me një foto se vazhdon të zotërojë Instagramin e tij.

Për momentin e gjithë situata është kthyer në qesharake dhe fansat po argëtohen, por nuk dihet si po përjetohen gjërat nga Kim që së fundmi është përballur me lutje dhe presion të vazhdueshëm për të hequr dorë nga divorci dhe lidhja e re./revistawho.com

You may also like