Kanë nisur kontaktet, Roma gati të afrojë mesfushorin e Manchester United

by admin
Spread the love

Jose Mourinho po planifikon ekipin për sezonin e ardhshëm dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka nisur kontaktet e para. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, kryeqytetasit italianë kanë nisur bisedimet me agjentët e Nemanja Matic.

Ky i fundit është në përfundim kontrate me Manchester United dhe po kërkon për një ekip të ri për sezonin e ardhshëm. Roma është kandidati kryesor për të marrë shërbimet e tij me Jose Mourinhon që e njeh shumë mirë mesfushorin serb.

Ai pritet të jetë afrimi i dytë te Roma. Më parë Tiago Pinto ka arritur të mbyllë marrëveshjen me një tjetër lojtar serb. Bëhet fjalë për portierin e Benficas, Mile Svilar. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like