Kane hyn në histori, vetëm Rooney ka shënuar më shumë me fanellën e Anglisë

by admin
Spread the love

Me golin e shënuar në miqësoren kundër Zvicrës, Harry Kane ka hyrë në historinë e goleadorëve të kombëtares angleze.

Sulmuesi i Tottenhemit ka shënuar golin e tij të 49-të me fanellën e “tre luanëve” dhe ka barazuar legjendarin Bobby Charlton në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Vetëm Wayne Rooney (53 gola) ka arritur të shënojnë më shumë gola me fanellën e Anglisë. Në 27 mars të vitit 2015 Kane ka shënuar golin e parë me kombëtaren angleze, ndërsa në 26 mars të vitit 2022 shënoi golin numër 49-të. Ylli i Tottenhemit pas pak kohësh mund të bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë. / Oversport.tv

Foto: England Twitter

You may also like