Kandidati i Berishës tregon pse “tradhtoi” Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

Partia Demokratike që është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha mbajti të dielën “Primaret” në gjashtë bashki, nga ku u votuan edhe gjashtë kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit. Në Durrës garën e fitoi Ardian Muka, i cili u zgjodh me 1,162 vota, ndërsa në garë ishte me Silvja Gjepalin. Me profesion Muka është inxhinier urbanist.

Ardian Muka tha se u pozicionua krah liderit historik pasi nuk gjen më veten të përfaqësuar në PD-në e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Ndërsa ndërsa fliste për koalicionin me LSI-në që mban emrin “Shtëpia e Lirisë”, Muka përsëriti atë që tha Sali Berisha ndërsa prezantonte kandidatët, se bashkëpunimi me partinë e Kryemadhit po bëhet pasi “Rama ka konfiskuar siglën e PD-së.”

“Fakti që akoma nuk është bërë regjistrimi i statutit, ndryshimet mbahen peng nga ajo që është reforma në drejtësi, për fatin tonë të keq, Rama komandon edhe pjesën e opozitës. Një zgjedhje duhet të gjenim, t’u jepnim zë qytetarëve shqiptarë,” tha ai për Abc News.

You may also like