Kancelari gjerman Olaf Scholz: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i duam si anëtarë të BE

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ku me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, kancelari gjerman shkruan se ky miratim i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Në rrjetet sociale, Scholz shkruan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e kanë vendin në Bashkimin Europian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtarë të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, -shkruan Scholz.

You may also like