Kancelari gjerman, Olaf Scholz do ta vizitojë Ballkanin në vjeshtë

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do ta vizitojë Ballkanin në vjeshtën e këtij viti, ka bërë të ditur të enjten, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht.

Lambercht ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se Scholz do të vijë në Ballkan për t’i krijuar përshtypjet e tij për gjendjen në rajon.

“Kancelari do të vijë në rajon në vjeshtë për të pasur një përshtypje për gjendjen në rajon dhe kjo rinisje e procesit është tejet e rëndësishme për dialogun dhe tërë procesin”, ka thënë Lambercht.

Scholz ka thënë edhe gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës të mërkurën në Berlin, se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, por pa bërë të ditur ndonjë periudhë të caktuar kohore.

Rruga Press

You may also like