Kancelari gjerman kritikohet se po refuzon të dërgojë armë në Ukrainë

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz akuzohet për bllokimin e dërgesës së tankeve në ndihmë të ushtrisë së Ukrainës.

Gjermania është vënë nën kritika për refuzimin e dërgimit të armëve të rënda në ndihmë të Kievit edhe pse aleatët si Shtetet e Bashkuara, Britania, Republika Çeke dhe Holanda kanë rritur dërgesat e tyre.

Këtë javë, kancelari gjerman mbrojti ngadalësinë e qeverisë së tij në dërgimin e armëve në Ukrainë duke pretenduar se i ka “kërkuar industrisë gjermane të armëve të na tregojë se cilin material mund të bëjë furnizime në të ardhmen”.

Në bazë të marrëveshjes, Gjermania do të rimbushjë çdo blerje që Ukraina do të bëjë tek kompanitë gjermane të prodhimit të armëve.

Rruga Press

You may also like