Kampionati rikthehet të premten me supersfida, spikat dueli Vllaznia-Partizani

by admin
Spread the love

Të premten rikthehet në Oversport dhe Tibo spektakli i Abissnet Superiore, që do të luajë ndeshjet e javës së shtatë.

Dy nga skuadrat surprizë të këtij sezoni, Erzeni dhe Egnatia do të përballen në “Niko Dovana” në orën 15:00, duke kërkuar rikthimin te fitorja. Në po të njëjtën ore, Tirana e karikuar pas fitores në derbi do të presë në “Selman Stërmasi” Laçin që po kalon një moment shumë të vështirë.

Në orën 17:45 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës, përballja Vllaznia-Partizani.

Java e 7-të mbyllet të shtunën me sfidat Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta, që do të luhen në orën 15:00 dhe do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

You may also like