Kampionati në Ligën e Parë të futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të – Shqip

by admin
Spread the love

Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit A për ndeshjet  kualifikuese pë Euro 2024, të shtunën dhe të dielën rikthehet  kampionati vendor  me ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë.

Sipari i javës së 25-të hapet me ndeshjen e dy skuadrave shkupjane që do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit , Makedonija Gj.P – Rabotniçki që fillon në orën 15:00.

Katër takimet  tjera të xhoros së  25-të do të zhvillohen të dielë me  fillim në ora 15:00. Takohen: Struga Trim Lum – Akademia Pandev, Shkupi – Shkopje, Shkëndija – Pobeda  dhe  Bregallnica- Tikveshi.

Tabela:

1. Struga Trim Lum               46

2. Shkupi                                42

3. Shkëndija                           41

4. Sileksi                                 38

5. Bregallnica                         32

6. Makedonija Gj.P                29

7.Tikveshi                               28

8.Rabotniçki                           24

9. Ak Pandev                          20

10. Skopje                              14

11. Pobeda                             13

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like