Kampionati Botërorë vijon sipas planit, fitojnë ekipet favorite – Shqip

by admin
Spread the love

Në ditën e dytë të kampionatit botërorë të hendbollit për meshkuj që mbahet në në Suedi dhe Poloni janë zhvilluar shtatë ndeshje mjaftë interesante që nuk ka ndodhur ndonjë befasi pasi ekipet favorite ashtu siç edhe pritej kanë shënuar fitore pa probleme. Ndeshje më interesante e cila deri në momentin e fundit nuk dihej fituesi ishte ajo me Kilit dhe Iranit e cila përfundoi me fitoren e ngushtë të iranianëve 25-24. Fitore të thellë ka shënuar Sllovenija në përballjen me Arabinë Saudite me rezultatin 33-19. Më efikas te skuadra sllovene me nga 6 gola ishin Janc dhe Ovniçek.

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme

Kili – Irani 24-25

Hungaria – Koreja e Jugut 35-27

Arabia Saudite – Sllovenia 19-33,

Republika Kepi i Verdës – Uruguaji 33-25

Islanda – Portugalia, 30-26

Sapanja – Mali Zi 30-25

Suedia – Brazili 26-18

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like