Kampionati Botëror/ Boksieri shqiptar shkruan historinë në Serbi, Alban Beqiri kualifikohet në gjysmëfinale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alban Beqiri nga Tirana ka triumfuar duke siguruar medaljen e parë historike në Kampionatin Botëror të Boksit.

Në mes të Beogradit, Beqiri ka valvitur edhe flamurin kombëtar. Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.

Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.

Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.



Top Channel

You may also like