Kamioni nga Maqedonia e Veriut aksidentohet në Gjermani

by admin
Spread the love

Mëngjesin e së premtes, në autostradën gjermane 1 ka ndodhur një aksident me një kamion, i cili po qarkullonte drejt Bremenit, pranë Bramsche.

Në zonën e kantierit midis kryqëzimeve Bramsche dhe Neuenkirchen-Vörden, vozitësi 35-vjeçar i kamionit u largua nga rruga në të djathtë dhe ndaloi në një argjinaturë, informon portali Shtegu. Vozitësi nga Maqedonia e Veriut kaloi pa lëndime, ndërsa automjeti nuk është më për përdorim dhe është dashur të tërhiqet nga komunikacioni të premten në mbrëmje.

Policia kishte bllokuar korsinë kryesore, ndërsa trafiku është devijuar nga vendi i aksidentit në një korsi ndihmëse. Prandaj në zonën e kantierit ka pasur pengesa masive në qarkullim.
Kryerja e punimeve për të pastruar rrugën zgjati rreth katër orë.

You may also like