Kamberi thotë se Serbia po bën presion ndaj drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike

by admin
Spread the love

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Kamberi përmes
një shënimi në “Facebook”, thotë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e
paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo
tendencë qëllimkeqe për frikësim.

“Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve
të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit,
është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për
ndërtim të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.

“Edhe pse për
t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore
përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të
ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e
tij”.

Kamberi thotë se
një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni politik, sidomos para
zgjedhjeve.

“I gjithë ky
spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i
“arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim”.

Deputeti
shqiptar në Serbi thotë se fjala është për tentativë të vazhdueshme të
presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.

You may also like