Kam kaluar 6 vite tronditëse, ju riktheva alkoolit dhe substancave

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka rënë qetësia, teksa debatet e shumta i kanë lënë vendin rrëfimeve të sinqerta të banorëve. Në një sfidë të dhënë nga Vëllai i Madh, “Loja e memories”, ai ka folur për dashurinë e tij të parë dhe vuajtjet që kanë ardhur si pasojë e kësaj dashurie.

“Ka qenë për një vajzë që erdhi komshie mu përballë shtëpisë sime. Ajo ishte pak më e madhe se unë në moshë. Mund të ketë qenë eksperienca ime e parë”- tha Amos, i cili tregoi edhe vuajtjet e tij të para që kanë ardhur si pasojë e dashurisë.

“23-24 vjeç kam vuajtur shumë, sepse kam qenë vërtetë marrëzisht i dashuruar por në kuptimin më të keq të fjalës. Dashuroja duke qenë i paplotë dhe ajo ishte gjëja që më plotësonte. E kur u shkëput nga jeta ime, unë kam kaluar një 6-vjeçar shumë tronditës për mua sepse nuk arrita dot ta përballoja mirë, ju ktheva alkoolit, ju ktheva substancave e gjërave të tilla.

Megjithatë arrita ta kaloja dhe më mësoi shumë se si realisht njeriu duhet të dashurojë”, tha Amos Zaharia në rrëfimin e tij tejet prekës, ndërsa zbuloi se nuk është dashuruar më në atë mënyrë dhe nuk do donte kurrë të ndodhte më ashtu.

You may also like