Kam 365 palë brekë, nga një për çdo ditë

by admin
Spread the love

Bledi Mane, gazetari i njohur shqiptar është një nga banorët më të ri në shtëpinë e Big Brother VIP, i cili po tërheq vëmendjen e mediave çdo ditë me deklaratat e tij. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa gazetari ka vendosur t’i rrëfejë një sekret shumë të rëndësishëm një prej banoreve të tjera të shtëpisë, Diolës.

Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, Bledi ka rrëfyer se është koleksionist i boxerave dhe ka 365 palë brekë…nga 1 për çdo ditë të vitit pra. ‘Unë kam në shpi, po të tregoj një sekret, jam koleksionist i bokseve, i të brendshmeve. Kam 365 palë brekë.

Edhe këtu kam marrë”- tha Bledi. Një sekret ky që nuk duket edhe aq serioz në fakt, pasi e ka bërë të qeshë edhe vetë Diolën. Kujtojmë që gazetari ka pasur disa debate brenda shtëpisë me disa prej banorëve. Edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e këtij formati, ai ka pasur diskutime me Luizin, si edhe me Ermionën.

Madje, me këtë të fundit debatet kanë qenë mjaft të ashpra e me tone zëri të ngritura, ku nuk kanë munguar as ofendimet e fyerjet mes të dyve.

You may also like