KAJRO – EBA-Egjipt marrëveshje investimi me vlerë 35 miliardë dollarë

by admin
Spread the love

KAJRO, 23 shkurt /ATSH-DPA/- Egjipti nënshkroi sot një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për të investuar 35 miliardë dollarë në zhvillimin e qytetit bregdetar të Ras al-Hikma, rreth 350 kilometra në veri-perëndim të Kajros.

Kryeministri egjiptian, Mostafa Madbouly tha se projekti është marrëveshja më e madhe e investimeve të huaja direkte në historinë e vendit.

Marrëveshja përfshin ndërtimin e hoteleve, zonave të banimit, projekteve rekreative, një qendër biznesi dhe objekteve të tjera shërbimi në një sipërfaqe prej 170,8 milionë metra katrorë.

Një aeroport ndërkombëtar do të ndërtohet gjithashtu në jug të qytetit.

“Pas dy muajve të parë, investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të arrijnë në 150 miliardë dollarë”, tha Madbouly.

Egjipti ka qenë në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) javët e fundit, mes raporteve se një marrëveshje kredie prej 3 miliardë dollarësh e vitit 2022 do të zgjerohet për të mbështetur vendin e Afrikës së Veriut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like