Kadrijaj: Rasti i ambasadorit Berisha përforcon bindjen se Pozita ka arsye të fortë pse kundërshton hetimet në energji

by admin
Spread the love

Kadrijaj: Përfshirja e ambasadorit Berisha në shitblerjen e energjisë përmes një kompanie serbe përforcon bindjen se ky pushtet ka arsye të fortë pse kundërshton hetimet në energji

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se “rasti i ambasadorit Berisha dhe dyshimet se ai është i përfshirë në shitblerjen e energjisë në Kosovë përmes një kompanie serbe, vetëm sa e përforcojnë bindjen se ky pushtet ka arsye të fortë që e kundërshton komisionin hetimor parlamentar për energjinë”.

Kadrijaj shtoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës me urgjencë duhet të krijojnë një komision hetimor parlamentar që të zbardhet çdo detaj.

“Nuk mjafton vetëm shkarkimi, drejtësia duhet të vie në vend”, përfundoi Kadrijaj

You may also like