Ka tentuar ta sulmojë nënën, e mitura nga Tetova arrestohet nga policia

by admin
Spread the love




Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një të mitur e cila ka tentuar ta sulmojë nënën e saj me një mjet të mprehtë.

“Pjesëtaret e policisë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) rreth orës 16:30, në prani të punëtorit social dhe avokatit për të mitur, kanë arrestuar një të mitur nga Tetova, e cila paraprakisht e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta sulmojë me mjet të mprehtë, nënën e saj F.D. 42 vjeçare nga Tetova, por është penguar në qëllimin. E mitura është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit dhe kundër saj do të përgaditet procedim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.


You may also like