Ka optimizëm për Paredes, Juventus-PSG fillojnë bisedimet zyrtare

by admin
Spread the love

Në Torino ka optimizëm për sa i përket transferimit të Leandro Paredes në radhët e Juventusit. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë kanë nisur edhe zyrtarisht negociatat me PSG.

Mesfushori argjentinas është gjithashtu i hapur për një transferim drejt Torinos ku e pret miku i tij Angel Di Maria. Megjithatë, fillimisht Juventusi duhet të shesë përpara se të afrojë Paredes.

Drejtuesit e Juventusit janë duke negociuar për të larguar nga skuadra mesfushorët e padëshiruar, Arthur dhe Ramsey. Mediat tregojnë se agjentët e Paredes janë shprehur optimistë për këtë transferim. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like