“Ka një arsye pse Bellingham është përshtatur kaq shpejt”, Ancelotti zbulon ‘sekretin’

by admin
Spread the love

Deri në këtë pikë të sezonit, Jude Bellingham ka justifikuar çdo qindarkë që Real Madrid shpenzoi në verë për ta transferuar nga Borussia Dortmund.

Gola, asist dhe lojë spektakolare, kanë bërë që në Madrid të kenë tashmë një yll të ri.

Trajneri Carlo Ancelotti zbulon edhe arsyen se përse britaniku është përshtatur kaq shpejt me Real Madrid. Sipas italianit, Bellingham është një profesionist, serioz dhe mjaft inteligjent, veti të cilat e kanë lejuar të futet menjëherë në botën e madrilenëve.

“Bellingham është një profesionist i vërtetë, serioz dhe shumë inteligjent. Kjo është edhe arsyeja se përse është përshtatur kaq shpejt me Real Madridin. Është një lojtar i madh dhe lojtarët e mëdhenj nuk e kanë problem të integrohen në çdo vend apo kampionat”, u shpreh Ancelotti./ Shqip


Top Channel

You may also like