Ka mbetur pa ekip, Juventusi synon të afrojë mesfushorin spanjoll

by admin
Spread the love

Juventusi mund të nisë merkaton e dimrit aty ku la atë të shkuarën. Bardhezinjtë hedhin sytë nga trekuartisti spanjoll Isco, pasi ky i fundit ndërpreu kontratën e tij me Sevillan dhe tani është një lojtar i lirë.

Siç raporton dhe “Sportmediaset”, pas largimit nga klubi andaluzian, ish-mesfushori i Real Madrid po mendon të vazhdojë karrierën e tij në Torino. Mirëpo për t’i bërë vend në ekip Iscos, Juventusi duhet të largojë me patjetër një nga mesfushorët e skuadrës.

Një nga më të përfolurit që mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në merkarton e dimrit, është Weston Mckennie. Mesfushori amerikan vlerësohet 15-20 milionë euro nga Juventusi, dhe së fundmi për të ka pasur interesim Borussia Dortmund. /oversport.tv

Foto: Sevilla, Facebook

You may also like