Ka marrëveshje me Acerbin, por Interi po pret për mbrojtësin e Chelsea

by admin
Spread the love

Beppe Marotta vazhdon të punojë për të afruar një mbrojtës në ekipin e Simone Inzaghit. Konfirmimet e fundit nga mediat italiane konsiderojnë Francesco Acerbin shumë pranë zikaltërve, por gjithçka po mbahet pezull për një tjetër objektiv.

Zikaltrit kanë prioritet mbrojtësin e Chelsea Chalobah. Mbrojtësi ka rënë dakord për një transferim në Milano dhe tashmë ka mbetur vetëm të mbyllen negociatat me Chelsea. Negociata këto që sipas mediave italiane mund të përfundojnë ditën e hënë.

Sakaq, e sigurt është alternativa që transferon tek Interi, Francesco Acerbin. Palët kanë rënë dakord për të veshur mbrojtësin e Lazios me fanellën zikaltër, por Acerbi qëndron si plani B në rast se nuk arrihet një marrëveshje për Chalobah. /oversport.tv

You may also like