Ka ende diferenca me të mëdhatë në Premier League, Conte kërkon përforcime të tjera

by admin
Spread the love

Antonio Conte mendon se ekipi i tij nuk është ende gati për të ulur diferencat që ka me ekipet e mëdha të Premier League. Sipas asaj që raporton “The Times”, tekniku italian i ka kërkuar drejtuesve edhe disa blerje të tjera për të krijuar një ekip konkurrues.

Prestigjiozja britanike në shkrimin e saj shton se Antonio Conte përveç blerjeve të reja kërkon edhe kohë. Sipas asaj që raportohet, italiane i ka bërë me dije se duhen të paktën edhe tre seksione merkatoje për të konkurruar më pas për Premier League dhe Champions League.

Që nga afrimi i Antonio Contes, rezultatet e Tottenhamit janë përmirësuar ndjeshëm. Megjithatë, në këtë start sezoni edhe pse është ndeshur me tre ekipe të mëdha angleze, Tottenhami i tij nuk ka fituar asnjë. Dy humbje (ndaj Arsenalit dhe Manchester United) dhe një barazim ndaj Chelsea (në minutën e fundit) kanë qenë rezultatet që Conte ka arritur ndaj të mëdhave në Premier League. Ndërsa ende nuk ka luajtur me Manchester Cityn dhe Liverpoolin. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like