Ka derbi për Kristjan Asllanin, Inter dhe Milan me oferta të ndryshme

by admin
Spread the love

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është një nga emrat më të zjarrtë të meraktos së verës. Talenti shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Empolit dhe për këtë arsye nga rënë në sy të shumë klubeve italiane.

Sipas asaj që raporton Libero, për Kristjan Asllanin pritet të ketë një derbi. Ai është një objektiv si për Interin ashtu edhe për Milanin që pritet të përplasin brirët në verë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Empolit.

Klubi i tij aktual ndërkohë e vlerëson kartonin e Asllanit me 15 milionë euro. Nga ana tjetër, Interi ka bërë lëvizje e parë duke i ofruar Empolit kartonin e talentit zikaltër, Sebastiano Esposito që sezonin e fundit u aktivizua në radhët e Baselit.

Nga ana tjetër, Milani ka i ka ofruar Empolit para për të blerë kartonin e Asllanit, por që ky i fundit do të vazhdonte të luante për Empolin në huazim të paktën edhe për një sezon tjetër. /oversort.tv

You may also like