“Ka bërë shumë punë të mira” Rama rikonfirmon një tjetër kryebashkiak për zgjedhjet e 2023

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me të rinjtë e Beratit, ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për kryebashkiakun Ervin Demo.

Teksa po fliste për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Rama tha se Demo po i jep drejtim punës.

Ai shprehu bindje për mbarëvajtjen e këtij projekti, ndërsa deklaroi se kryebashkiaku i Beratit ka bërë shumë punë të mira dhe do ta përfundojë me sukses edhe shkollën e mesme.

“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë.

Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi kreu i qeverisë.

You may also like