Juventusi nis nga puna për rinovimin e De Ligt, paraqet ofertën e parë te lojtari

by admin
Spread the love

Do të jetë një verë e nxehtë tek Juventusi ku pritet të ndodhë një mini revolucion në organikën e ekipit. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, drejtuesit e “Zonjës” kanë bërë gati dhe kanë paraqitur ofertën e rinovimit për mbrojtësit Matthijs de Ligt.

Juventusi i ka ofruar kështu De Ligt një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2026, por qëndron mundësia që të nënshkruajë edhe deri në vitin 2025 nëse mbrojtësi dëshiron opsionin e dytë. Ngërçi megjithatë është te paga, ku Juventusi i ka ofruar një pagë më të ulët se ajo që përfiton aktualisht.

Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” në kontratën e ofruar ka caktuar për De Ligt edhe klauzolën e re të largimit. Bëhet fjalë për 100 milionë euro që në rast se paguhen nga një klub tjetër do të largonin mbrojtësin nga Torino. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë marrëveshje dhe gjithçka pritet të qartësohet në muajt e ardhshëm. /oversport.tv

You may also like