Juventusi në histori, skuadra me më shumë kampionë bote

by admin
Spread the love

Përpara fillimit të finales Argjentinë-Francë, Juventusi ishte i sigurt që do të kishte të paktën një nga lojtarët e saj mes kampionëve të rinj të Botës. Në fund ishin Angel Di Maria dhe Leandro Paredes ata që ngritën në qiell Kupën, ndërsa Adrien Rabiot duhej të kënaqej me medaljen e argjendtë.

Falë dy lojtarëve argjentinas klubi bardhezi u konfirmua si klubi që ka pasur më shumë kampionë bote në organikë në të gjithë historinë.

Pas finales së Botërorit Katar 2022, ka shkuar në 27 numri i lojtarëve kampionë bote të Juventusit dhe asnjë klub nuk ka më shumë. Bayerni i Mynihut rrezikonte që të ngjiten në krye të kësaj renditje të veçantë nëse Franca do të fitonte finalen, sepse kishte 4 element në radhët e “gjelave”. Gjermanët kanë mbetur në kuotën e 24 lojtarëve kampionë bote. / Oversport.tv

Lojtarët e Juventusit që janë shpallur kampionë bote:

Bertolini, Varglien, Caligaris, Borel, Combi, Ferrari, Monti, Orsi dhe Rosetta (1934)

Foni dhe Rava (1938)

Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli dhe Rossi (1982)

Deschamps dhe Zidane (1998)

Buffon, Cannavaro, Del Piero, Camoranesi dhe Zambrotta (2006)

Matuidi (2018)

Di Maria dhe Paredes (2022)

You may also like