Juventusi gjen sulmues në Bundesligë, piketon yllin e Hoffenheimit

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Hoffenheimit, Andrej Kramaric i shtohet listës së objektivave të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, kroati do të largohet nga Bundesliga në verë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij.

Ish-sulmuesi i Leicesterit u transferua në Bundesligë në vitin 2016 dhe në 6 vitet e fundit është bërë golashënuesi më i mirë i historisë për Hoffenheim, duke shënuar 101 gola në 210 ndeshje.

Lojtarit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe nuk ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar me klubin gjerman. Agjentët e tij po shohin me interes një transferim të mundshëm në Itali. Për sulmuesin kanë shfaqur interes edhe Interi e Milani, por tashmë duket se Juventusi i ka parakaluar rivalët.

Kramaric mund të luajë edhe si sulmues i parë edhe si i dytë, prandaj shihet si partneri ideal i Dusan Vlahovic, nëse Paulo Dybala vendos të largohet.  / Oversport.tv

Foto: TSG Hoffenheim Facebook

You may also like