Juventusi gjen akordin me Milinkovic-Savic, kontratë milionerësh për mesfushorin

by admin
Spread the love

Juventusi dhe Milinkovic-Savic nuk kanë qenë kurrë kaq pranë: Mateja Kezman, agjenti i mesfushorit të Lazios, pas disa takimeve ka gjetur një marrëveshje të plotë për qershorin e ardhshëm me klubin bardhezi dhe lojtari pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Alfredo Pedullà shpjegon se tashmë topi kalon në anën e klubit bardhekaltër, që sa më shumë kohë kalon, aq më shumë humbet shanset për të mbajtur në ekip lojtarin të cilit i skadon kontrata në 30 qershor të vitit 2024.

Claudio Lotito nuk ka qenë kundër shitjes së mesfushorit, por gjithmonë ka kërkuar 100 milionë euro, që nuk janë ofruar kurrë nga asnjë klub. Por tashmë që mbeten edhe 18 muaj nga skadimi i kontratës, Lazio mund të ndryshojë mendim. Pritet që në rinovimin e kontratës të përfshihet një klauzolë largimi prej 40-50 milionësh, që vlen edhe në Itali.

Serbi në këtë mënyrë do të tregojë një shenjë vlerësimi për klubin që e rriti në futbollin që vlen, që të mos largohet me parametër zero në vitin 2024. Lotito nuk synon ta lëshojë lojtarin për më pak se 70 milionë euro, por loja e shahut sapo ka filluar. / Oversport.tv

You may also like