Juventus pa trajner për ndeshjen ndaj Romës, kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Massimiliano Allegri nuk do të mund ta drejtojë Juventusin për ndeshjen e radhës në kampionat, atë të datës nëntë janar ndaj Romës në transfertë.

Tekniku i bardhezinjve nuk i ka shpëtuar një pezullimi një javor ndërsa pas sfidës me Napolin, teksa largohej për në dhomat e zhveshjes ka ofenduar me zë të lartë drejtorin e garës.

Kjo nuk është toleruar nga ana e Gjykatësit Sportiv dhe kështu 54- vjeçari mund ta shohë vetëm nga shtëpia ekipin e tij, ndërkohë që Allegri është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 10.000 eurosh.

Tashmë në ndeshjen kundër Romës vendin e tij do ta marrë asisteni Landucci, i cili duhet të motivojë nga pankina lojtarët për t’u rikthyer te fitorja pas ndalesës me Napolin.

You may also like