Juventus ende në këmbë, bardhezinjtë rrëmbejnë një fitore me vështirësi në Lecce

by admin
Spread the love

Skualifikimi në Champions League ishte një goditje e fortë për Juventusin, por kjo nuk i ndalon ritmin në Serie A këtyre të fundit. Bardhezinjtë arrijnë të fitojnë me rezultatin minimal 1-0 përballë Lecces me vështirësi. Kjo ndeshje u transmetua Live dhe ekskluzivisht në Overspor dhe Tibo.

Pjesa e parë e këtij takimi solli një Juventus të shpejtë dhe me aksione interesante. Gjithsesi Leçe arriti të mbrohej mjaft mirë dhe të mos i lejojë shumë hapësira bardhezinjve të cilët përveç kërkimit të golit u ndëshkuan me 4 kartona të verdhë. Pjesa e parë nuk prodhoi më shumë se një barazim pa gola.

Po ashtu nisi edhe pjesa e dytë e kësaj sfide me ritëm të shpejtë. Ishte Juventusi që bënë zëvendësimin e parë të ndeshjes të cilët inkuadruan në lojë mesfushorin Nicolo Fagioli. Është pikërisht ky i fundit që prish ekuilibrat në këtë takim me një supergol “Alla Del Piero”.

Me këtë fitore përballë Leçes, Juventusi pozicionohet provizorisht në vendin e gjashtë të renditjes me 22 pikë të grumbulluara. Kjo është pozita më e lartë e këtij sezoni nga bardhezinjtë. Nga ana tjetër thellohet kriza për vendasit e Lecces që mbeten në vendin e 17-të renditjes. /oversport.tv Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like