Juventus dhe Milan duhet të lëvizin, Liverpool tenton Modricin e ri

by admin
Spread the love

Juventusi dhe Milani i kanë sytë tek ai prej disa kohësh. Luka Sucic, mesfushori kroat i lindur në Austri, konsiderohet si Luka Modric i ri, nisur nga mënyrë e tij e lojës.

19-vjeccari po spikat me fanellën e RB Salzburg në Austri, teksa në kampionat ka shënuar 5 gola dhe kë asistuar dy herë. Sucic ka provuar shijen e golit edhe në Champions League.

Bild së fundmi shkruan se për shërbimet e tij është futur fuqishëm në lojë Liverpool, që ka blerë edhe më parë në klubin austriak.

“The Reds” janë gati të paguajnë për të 12 milionë £ për ta transferuar në verë. RB Salzburg sigurisht që është i hapur ndaj ofertave. / oversport.tv

Foto: Hrvatski nogometni savez, Facebook

You may also like