Juve pasuron Fioren, sa milionë kanë kushtuar yjet e rrëmbyer nga Firenze

by admin
Spread the love

Rivalë në fushë, por protagonistë në disa nga transferimet më të bujshme të merkatos në Serie A. Juventusi ka blerë disa nga lojtarët më të mirë të Fiorentinës, duke nisur që nga viti 2009, kur Felipe Melo u transferua në Torino për 25 milion.

Nga ai moment, asnjë klub italian nuk ka derdhur aq shumë para në arkat e klubit tjetër (rreth 205 milion së bashku me Vlahovic), sa “zonja e vjetër” tek klubi “vjollcë”.

8 vite më vonë, u ble nga Fiorentina Federico Bernardeschi (40 milion) dhe më pas në Torino zbarkoi edhe Federico Chiesa (50 milion). Tashmë është Dusan Vlahović, ai që vazhdon serinë e një historie plot kaos, që lindi që nga transferimi i Roberto Baggios në vitin 1990.

Në 12 vitet e fundit ka edhe nga ata që kanë marrë rrugën e kundërt: në vitin 2009 në Firenze vijnë nga Torino Marco Marchionni dhe Cristiano Zanetti, në 2012 Amauri, ndërsa në vitin 2018 Marko Pjaca. / Oversport.tv

You may also like